Siguria rrugore, ekspertët vazhdojnë ta shohin problemin te moszbatimi i Kodit Rrugor

Për të shmangur aksidentet rrugore nevojitet zbatimi korrekt i kodit rrugor.
Nisur dhe nga aksidenti më i fundit në Kukës me dy jetë të humbura, eksperti i qarkullimit rrugor Tahir Gashi krahas rritjes së parametrave të sigurisë rrugore nga institucionet përgjegjëse e vlerëson thelbësore vetndërgjegjësimi e drejtuesve të mjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit.
Rruga e Kombit në pjesën më të madhe të saj i plotëson parametrat e sigurisë, por ekspertet vlerësojnë se ka mungesa në segmente të veçanta tek të cilët duhet të vihet dorë.
Tahir Gashi, ekspert i auto-shkollave dhe njohës i mirë i rregullave të qarkullimit rrugor thotë se një rrugë e tillë duhet të plotësojë të gjitha standardet për të kryer funksionin e saj jo vetëm për qarkullimin e mjeteve por edhe për sigurinë e drejtuesve të mjeteve.
“Duhet të jetë e rrethuar dhe e ndriçuar për së gjati“ absolutisht këtu duhet të ketë rrethim.“
Në këtë segment ku jemi në është autostradë me përmasa , e pajisur me sinjale rrugore por ne tejkalojmë shpejtësinë e lejueshme.
Në pikën e rrezikshme ,aty ku ndodhi edhe aksidenti i fundit me dy viktima, Gashi thotë se duhet rrethim me mbrojtëse metalike.
Me tej ai referon faktorët që ndikojnë në humbjen e kontrollit të mjetit dhe aksidentet rrugore
“Duhet të shikohet gjendja teknike e mjetit. Duhet të jetë psikologjiskëshit i qetë, mos të jetë i ndikuar nga alkooli dhe mos të tej kalojë normat e shpejtësisë. Duke ruajtur shpejtësinë drejtuesi i mjetit është në gjendje që të shmang aksidentet.
Një tjetër problematike e cila u vu re edhe gjatë intervistës është qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të pambuluar e cilesuar nga ekspertet si burim aksidenti dhe në kundërshtim të plotë me ligjin.
Vetëdijesimi i çdo drejtues mjeti është primar për të dalë në rrugë, ndaj sipas Gashit secili prej tyre duhet të këtë parasysh kërkesat primare për të qenë i sigurt në rruge.
Vetëm në këtë segment të rrugës së kombit kanë ndodhur shume aksidente me të paktën 7 humbje jete në periudha të ndryshme kohore.
/rtsh.al/