Siguria ne Galerite e Arteve
Çështja e sigurisë së galerive të arteve në rrethe është problematike, pasi në shumicën prej tyre mungujnë kushtet e sigurisë , kështu që një pasuri e madhe e artit pamor rrezikon të bie pre e grabitësve siç ishte edhe zhdukja e koleksionit të piktorit Vangjush Mio. Zëvëndës ministri i kulturës Abaz Hado thotë se humbja e veprave të tilla, të cilat janë të regjistruara është e pa mundur që të kalojnë kufirin për shitje por ai e cilëson të arsyeshëm që të bëhet një ndryshim në ligj që bashkitë të mos kenë veton absolute mbi mirëmbajtjen e veprave të artit që ato posedojnë, port ë ketë bashkëpunim me ministrinë e Kulturës
Ndërkohë që drejtori i Galerisë së Arteve Rubens Shima na bën me dije se fond i pasur i veprave të Artit ruhen në kushte të rrepta sigurie dhe çdo vit i bëhet inventar i dyfishtë.
Hado thotë se problem thelbësor mbetet mirëmbajtja e veprave në Galeritë e rretheve.
Në Galerinë kombëtare të arteve ruhen mbi 6 mijë vepra arti pikturë, vizatime dhe skulpturë.