E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce nis verifikimi i pikturave ne shtepine e kreut te galerise

Ndërsa policia ka bërë zhvendosjen dhe sekuestrimin e 1 mijë pikturave të piktorit Sotiraq Xengës, të cilat u bllokuan në banesën e tij, pasditen e së mërkurës, uniformat blu në orët e para të mëngjesit bënë kontroll edhe në banesën e drejtorit të galerisë, Vladimit Topi, ku nuk u gjet asnjë pikturë. Këto veprime po kryhen si pasojë e hetimit të filluar për zhdukjen e 61 pikturave në galerinë e qytetit të Korcçës, midis tyre edhe 27 vepra të piktorit të shquar Vangjush Mio. Do të jenë ekspertët e fushës së artit ata që do të merren me verifikimin e pikturave të sekuestruara, dhe këta ekspertë do të zgjidhen nga prokurori i çështjes.
Ndërkohë grupit hetimor i është dorëzuar lista me 27 punimet e zhdukura të Vangjush Mios, të cilat ishin zëvendësuar me të tjera piktura, në sallën e ekspozimit. Bëhet fjalë për punime të njohura të Vangjush Mios, si Natyrë e Qetë, Portret Gruaje, Vjeshtë në Bukuresht etj. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe grupi i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Korçës. Ata e kanë quajtuar skandal vjedhjen e pikturave të Mios dhe heshtjen e kryetarit të bashkisë, Niko Peleshi krim. Policia e Korçës njofton se vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›