Siguria ne aviacionin civil shqiptar po arrihen standardet
Sikurse janë të gjithë aeroportet ndërkombëtare të një sigurie të lartë, ashtu edhe aviacioni civil shqiptar po arrin standardet ndërkombëtare të sigurisë.
Në këtë kuadër, është krijuar dhe mbledhur sot për herë të parë Komiteti për Sigurinë në Aviacionin Civil.
Qëllimi këtij komiteti është realizmi i masave të larta të sigurisë për të shmangur kërcënimet si dhe aktet terroriste.
Aeroportet në Shqipëri do të kalojnë të gjitha testet e sigurisë së lartë për fluturime.
Konform legjislacionit europian në fushën e sigurisë, është krijuar tashmë Komiteti i Sigurisë së Aviacionit Civil.
Në mvledhjen e parë të këtij komiteti merrnin pjesë përfaqësues të gjithë institucioneve që lidhen me sigurinë e fluturimeve, si ato policore dhe doganore deri tek strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, Ervin Mazniku sqaron se krijimi i këtij komiteti ka për qëllim rritjen e sigurisë në aeroporte, të cilat do të parandalonin kërcënimet e mundshme, aktet terroriste etj.
Në mbledhjen e parë të komitetit të Sigurisë në Aviacionin Civil u prezantua legjislacioni i nevojshëm dhe mundësia për bashkërendimin e punëve mes institucioneve për këtë qëllim.