Siguria në shkolla, policia shton masat

Tiranë, 20 prill, NOA - Policia e Tiranës ka planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve.
Lajmi bëhet i ditur prej burimeve të saj zyrtare
për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se ajo po organizon dhe drejton
shërbimet e policisë për krijimin dhe konsolidimin e një dimensioni të ri, në
drejtim të marrëdhënieve Polici-Shkollë-Komunitet.
Ky koncept i ri synon garantimin e rendit dhe qetësisë publike, zhvillimin
normal të procesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, komuna
dhe bashkitë e Tiranës.
n.e/NOA