E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfederata e Sindikatës në QSUT denoncon korrupsionin dhe aferat në spitale

Sindikatat: Mjekët janë kthyer në fallxhorë, Vasili ti japë fund deklaratave pompoze


Pas një sërë shkrimesh nga gazeta SOT për trajtimin e problemeve në spitalet tona e aferat korruptive të mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza së fundmi edhe Konfederatat e Sindikatave kanë dënuar me ashpërsi të gjitha veprimet antiligjore ndaj pacientëve

e kushtet tejet problematike në çdo pavijon të çdo spitali. Në një material dërguar gazetës SOT, Konfederata e Sindikatës së QSUT-së bën të ditur se shërbimi shëndetësor në vendin tonë nuk ka të ngjarë që të jetë i përafruar me ndonjë shërbim tjetër shëndetësor në botë. Sipas Konfederatave, nëse fjala katrahurë njihet si nozologji shërbimi në vendin tonë është mjaft i gjetur për të. Disa ministra, drejtorë drejtorish dhe drejtorë të ndryshëm nëpër rrethe me lloj-lloj ngjyrash partish kanë ardhur dhe kanë ikur këto 20 vjet, janë betuar, janë zotuar, kanë rrahur gjoksin e kanë premtuar se do të bëjnë këto reforma  dhe ndryshime, por të gjitha këto kanë qenë false. Vetëm një e vërtetë vazhdon të mbetet në shëndetësinë Shqiptare e cila ka vazhduar dhe vazhdon të paguhet nga populli. Kurse të gjithë drejtuesit sipas Konfederatës këto 20 vjet kanë shtuar pasuritë e tyre përrallore me tenderime emërime dhe mënyra të tjera duke ngritur gradaçela në turizmin bregdetar dhe malor me lloje të ndryshme biznesesh e me emra anonimë. Kanë qëndruar 3-4 vjet në detyrë, e kanë futur në xhepa miliona, pa bërë asnjë lloj reforme apo ndryshim. Por nga na tjetër edhe pse kanë bërë mijëra shkelje këta mjekë apo shefa pavijonesh apo edhe drejtues ministrie, ikin pa pësuar asgjë madje në shumë raste janë në punë akoma më të mirë dhe kur vjen momenti ngrenë zërin nëpër mitingje. Libreza e shëndetit që është një dokument shtetëror për të justifikuar shërbimin shëndetësor falas në shumë raste nuk vlen për asgjë. Populli i sëmurë paraqitet me rekomandim tip tek spitali, specialisti apo laboratori. Dhe rezultatet janë të tilla që nëse nuk fut dorën në xhep, stë sheh njeri me sy ose bëhet vizitë kalimthi, apo edhe më keq laboranti të thotë se analizat i ke normal, në moment, pa ti bërë fare ato.


Skandali
Por më skandaloz është fakti që ka pasur edhe raste kur një i sëmurë në moment janë marrë tre porcione urine dhe kanë shënuar tre emra gjoja të sëmurësh dhe për habi kanë dalë tre përgjigje analizash të ndryshme në laboratorë shtet-privat. Nga ana tjetër më keq akoma kanë qenë rastet kur laborantët kanë marrë ujë pusi me ure-në që përdoret në bujqësi dhe laboratori e ka bërë për analizë urine duke nxjerrë me Albuminë Leukocite. Këto raste madje janë të vërtetuara (disa herë nga një emision investigativ në vendin tonë) dhe për në lidhje me këtë Ministria e Shëndetësisë e Drejtoritë e Rretheve nuk qenkan të informuar e kjo ndodh se nga këto laboratorë vetë zyrtarët e Ministrisë marrin ryshfetet përkatëse. Sipas informacioneve nga konfederata kjo nuk është gjë tjetër veçse diçka e turpshme. Ministri i Shëndetësisë, Vasili, është prononcuar në një nga televizionet klanore të tij se një mjeku i duhet të paktën 30 minuta të kryejë një vizitë. Dhe kjo është një normativë kohore në të gjithë botën por Ministri Vasili harron se një mjek specialist në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë bën 60 deri në 70 vizita në ditë dhe harrojnë që dita dhe nata është 24 orë. Sipas Konfederatës këta mjekë e shefa shërbimesh nuk janë tjetër veçse mashtrues fallxhorë. Por një tjetër fakt që thekson Konfederata është se të gjitha thëniet pompoze nëpër TV e tij Ministri Vasili i ka përralla ne mbret. Tek dera e sallave të kirurgjisë, materniteteve, specialistëve, njerëzit, të sëmurët dhe familjarët të tregojnë lirshëm doktori më kërkoi kaq dhe ne i dhamë aq para. Sipas Konfederatave nuk ka nevojë që ministrat ti bëjnë thirrje popullit për të denoncuar ryshfetin, por kërkojnë të ngrejnë padrejtësisht në këmbë mekanizmat e dikurshme të sistemit monist ato të spiunëve që personeli në shumë raste është i dënuar të paguajë nën dorë për tu kthyer përsëri në punë. Kështu kur të majmin drejtorët përkatës ashtu siç është vepruar dhe po veprohet gjer më sot me këto telenovela të turpshme atëherë çdo infermier apo specialist në spital do të futet në punë. Konfederata e QSUT-së i bën thirrje specialistëve dhe Ministrisë që të kontrollojnë auditimet e MSH-së se dhe ISKSH-së nga 2007 jo vetëm që do të gjejnë shkelje dhe abuzime masive por për habi Toleranca është 0 dhe ryshfeti i ka emëruar  në vende më të mira pune këto shkelës. Edhe nëse Ministria nuk është e informuar këto gjëra bëhen hapur çdo ditë e më shumë.

Mjekët e familjes neglizhojnë detyrën, sorollasin të sëmurët për para
Sipas Konfederatës mjeku i familjes është kthyer  në dispeçer apo polic trafiku  për të drejtuar të sëmurët sa majtas djathtas. Në vendet e BE-së ku duam të hyjmë vizitat tek specialisti bëhen të prenotuara me kohë, madje edhe tek mjeku i familjes kurse tek ne vazhdojnë vizitat pa kriter. Për këto asnjë masë nuk po merr asnjë institucion. Thonë që ka një urdhër që mund të dalë privat kur dhe kush të dojë. QKL (Qendra Kombëtare e Licencimit) apo Drejtoritë përkatëse nuk kanë limite, nuk kanë kritere, nuk kanë akreditim sepse po bëhen vjedhje spektakolare me popullin. Mjeku punon në shtet peshkon të sëmurët me sekserët e tij dhe i merr tek klinikat e tij private brenda dhe jashtë orarit të punës. Laborantet e shtetit të gjithë spitaleve dhe poliklinikave punojnë një orë ose dy orë në shtet marrin kitet dhe materialet e tjera të analizave dhe shkojnë të punojnë tek Laboratori privat ku është i dypunësuar. Drejtorët e DSHP-së bëjnë sikur nuk dinë edhe nuk e shohin sepse marrin ryshfetin në përqindje në zarf sepse ndryshe  nuk mund të lëvizë asnjë mekanizëm. Sipas Konfederatave profesorët  me doktoratura e grada shkencore në të gjithë botën kanë të drejtë të bëjnë gjer në dy orë konsulta nëpër spitalet shtetërore por këto janë një numër i pakët , por tek ne kanë dalë me qindra e mijëra mjekë specialistë e mjekë të familjes që marrin rrogë edhe në shtet që e kanë për luks dhe urë kalimi gjithashtu edhe në privat. Përsa i përket kontrollove dhe aktiviteteve duhet një armatë e tërë punonjësish të shërbimit informative kombëtar për të ndjekur lëvizjet e tyre abuzuese ose të na thotë Ministria e Shëndetësisë se çfarë mënyre shkencore apo magjike kanë që të kontrollojnë këtë aktivitet abuzues, vjedhës. Në farmacitë tona vazhdojnë të shiten ilaçet pa recetë si në dyqanet e fruta perimeve. Jashtë shtetit stë japin asnjë aspirinë pa recetë, pa pyetur për veprimet e tjera skandaloze për çmimet dhe cilësitë e ilaçeve. Konderatatat shtrojnë gjithashtu edhe shqetësimin se sistemi i shumëpërfolur i Farmakovigjilencës që ka nxjerrë Ministria e Shëndetësisë, jo vetëm për shitjen e ilaçeve që nuk ka rezultuar pozitiv e ka rënë në heshtje të plotë por ilaçet shiten pa asnjë kriter. Akoma më keq ka mjekë specialistë të familjes japin 4-6 ilaçe pa recetë ku ka papajtueshmëri kimiko fiziologjike të ilaçeve ku ndërveprimet e tyre anësore i vuan i sëmuri . Këtu të ndalet farmakovigjilenca.

Klinikat dentare, mjekët u marrin para fëmijëve për shërbimet në shkolla
Klinika Dentare, i cili duhet të jetë një shërbim falas për moshat 0-18 vjeç rezulton ndryshe. Asnjë klinikë nuk punon në ambientet e shkollës sipas urdhrit sepse dentistët nuk kanë leverdi e nuk marrin dot përfitimet e tyre nën dorë. Porta e shkollës është 24 orë e mbyllur dhe nuk lejon njerëz të tjerë përveç stafit mësimor e nxënësve të futen në shkollë kështu që nuk kanë sesi të vjedhin. Materialet e mbushjes, protezat heqjet dhe mjekimet e ndryshme që i marrin falas nga Ministria e Shëndetësisë fëmijët duhet ti paguajnë. Për këto shërbime paguhet edhe një përqindje e vogël gjoja për tu justifikuar Hapen  kartela me emra fallco për të justifikuar këto materiale . Më e çuditshmi e më skandalozi është fakti  punojnë infermiere me 1-2 vjeçare që nuk kanë të drejtë të punojnë me fëmijët. Kjo gjë është detyrë e mjekëve vetëm e mjekëve edhe pse

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›