E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria ne shkolle apeli i familjareve te 15- vjecarit Mbroni nxenesit

Të garantohet jeta e nxënësve në shkolla, ky është apeli që vjen mes dhimbjes i familjarrëve të 15- vjeçarit Klodian Nikolli nga fshati Grykë Lumi i komunës Shënkoll në Lezhë i cili pas qëndrimit prej 15 ditësh në reaminacionin e Spitalit Ushtarak ndërroi jetë. Nikolli u godit në derën e shkollës nga një bashkëmoshatar me stekë bilardoje pas një grindje mes tyre.

“Organet e policisë të garantojnë një rregull dhe siguri që nxënësi të ketë një jetë sa më të gjatë, por jo të vijë për 15 ditë nxënësi i vdekur në shtëpi”- shprehet për mediat xhaxhai i Klodianit, Gjergj Nikolli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 24 maj kur 13- vjecari L.Prenga nxënës i shkollës, plagosi 15- vjeçarin Nikolli. Mungesa e sigurisë në shkolla është një problem shqetësues dhe ky nuk është rasti i parë që shënohen incidente në shkollat e Lezhës në 13 maj, në Fushë Milot u plagos në shkollë një fëmijë 8- vjeçar dhe autori ende nuk është zbuluar.

Lindita Kokaj                           
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 08 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›