Nen bomba Gadafi Do qendroj gjalle a vdekur

Është gati të martirizohet, por jo të lerë Tripolin pushtetmbajtësi libian Muamar Gadafi që i përgjigjet me sfide intensifikimit të bombardimeve të NATO-s. Koloneli deklaroi në televizionin libian se “gjallë a vdekur do të qëndrojë në tokën e tij në kohën kur NATO bombardon kryeqytetin çdo një ore e kur më tepër se 60 bomba kanë tronditur Tripolin në një ditë të vetme.
Sipas zëdhënësit të qeverisë viktimat e sulmeve janë më tepër se 30. Helikopterët luftarakë të Aleancës sipas njoftimeve në media kanë vazhduar sulmet mbi kryeqytetin libian Tripoli edhe gjatë natës. Kanali arab “Al Xhazira” njofton se objektivi i sulmeve duhet të ketë qenë sërish baza ushtarake Bab al-Asisija ku ndodhet edhe rezidenca e Gaddafit. Gjashtë porte të vendit, të cilat kontrollohen ende nga regjimi i Gaddafit, janë bllokuar për tregtinë.
Ndërkohë koloneli është shfaqur sërish në televizionin shtetëror filmime që mbajnë datën e një dite më parë. Gedafi paralajmëroi vendet e koalicionit perëndimor se nuk mund të mundin popullin e armatosur. Ministrat e mbrojtjës së NATO-s, takohen në Bruksel për të rishikuar rezultatet e fushatës ajrore dy mujore në Libi, pas thirrjeve që janë bërë për vendet anëtare që të rrisin kontributin në këtë mission.
Në frontin diplomatik i dërguari i presidentit rus Dmitri Medvedev në Bengazi bastion i rebelëve u shpreh se Gadafi humbi legjitimitetin per te qeverisur me plumbin e parë të qëlluar kundër popullit të tij e shtoi se Rusia përkrah më tepër një zgjidhje dioplomatike sesa një përshkallëzim ushtarak të krizës në Libi