Merkel- Obama Kujdes nga kriza e eurozones

Pas drekës së mirëkuptimit amerikano- gjerman tek ‘Filomena’, për kancelaren Merkel është shtruar një drekë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë. Kancelarja gjermane është pritur në Washington me nderimet më të larta e në këtë rast presidenti Obama nuk nguroi të theksonte se Gjermania mbetet ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të SHBA-ve. Edhe dreka tek restoranti i njohur italian e ka një precedent. Vite më parë aty kanë diskutuar një tjetër president dhe një tjetër kancelar, Bill Clinton e Helmut Kohl.
Ndërsa në banketin shtetëror Merkel mori Medaljen e Lirisë të SHBA-së, nderimi më i lartë civil i vendit. Presidenti amerikan Barack Obama tha se me medaljen vlerësohen përpjekjet e Kancelares për liri që kur ishte pjesë e bllokut lindor si dhe karriera e saj politike, si qytetarja e parë lindore dhe e para grua në krye të Republikës Federale.
Gjatë gjithë vizitës në Washington të kryetares së kristiandemokratëve gjermanë, të dy palët u përpoqën të demonstronin qëndrim të përbashkëtat në çështje qendrore ndërkombëtare, ndonëse sipas kritikëve divergjencat mbetën ende të pazgjidhura . Para shtypit duke iu referuar raporteve të distancuara për shkak të qendrimit gjerman kundër misionit në Libi, Obama theksoi "përgjegjësinë shtesë" që Gjermania ka marrë në Afganistan për t'u mundësuar aleatëve më shumë burime për mbrojtjen e popullit libian. P
residenti amerikan tha se pas rrëzimit të diktatorit Gadafi pret "mbështetje të gjerë nga Gjermania". Merkel premtoi ndihmë ndër të tjera në rindërtimin e institucioneve shtetërore në Libi. E Obama në këtë kuadër përmendi dhe borxhin grek duke premtuar solidaritetin e shteteve të bashkuara e rëndësisnë që rimëkëmbja globale të mos vihet në rrezi.