E Enjte, 5 Nëntor 2026

Siguria ushqimore, Denaj: Mbi 277 mijë matrikullime falas në blegtori

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, po vijon matrikullimet falas në çdo fermë blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, vetëm gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti janë realizuar matrikullime në gjithë vendin, duke reflektuar një rritje me 56301 matrikullime më shumë se një vit më parë.

“Ruajtja e shëndetit të kafshëve, rritja e sigurisë ushqimore dhe formalizimi i blegtorisë është mjaft i rëndësishëm”, tha Denaj.

Sipas saj, kjo është një mbështetje direkte e qeverisë që ul kostot për çdo blegtor dhe garanton sigurinë ushqimore, për një sektor më të fortë e konkurrues në treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›