E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurim vullnetar per emigrantet shqiptare

Ministria e Jashtme nenshkroi dje nje marreveshje me Institutin e Sigurimeve Shoqerore per pensionet e emigranteve. Sipas ketij pakti dy institucionet angazhohen qe ne bashkepunim mes tyre te lehtesojne sigurimin shoqeror vullnetar te shtetasve shqiptare te cilaet jetojne e punojne jashte vendit. Perfaqesite diplomatike jashte vendit do te mundesojne njohjen e shtetasve shqiptare me sigurimin shoqeror vullnetar ne Republiken e Shqiperise ndersa ISSH do te realizoje perfshirjen e tyre ne skemen e sigurimit shoqeror vullnetar. Ne nje komunikim me mediat pas nenshkrimit te marreveshjes Haxhinasto u shpreh se ky eshte nje tjeter sherbim per emigrantet. Kjo eshte nje ngjarje shume e rendesishme persa i takon permiresimit te sherbimeve qe qeveria shqiptare i ofron emigranteve shqiptare. Para pak ditesh ne realizuam nje tjeter angazhim ne lidhje me mesimin e gjuhes shqipe dhe ruajtjen e kultures shqiptare per bashkatdhetaret tane qe jetojne ne emigracion tha Haxhinasto. Sipas tij ne te ardhmen keto sherbime qe ne i ofrojme emigranteve shqiptare do te permiresohen akoma me shume. Ne axhenden tone te afert kemi edhe hapjen e shtepive te kultures ne ato vende ku ka perqendrime te komunitetit shqiptar si dhe angazhime te tjera te cilat ne fund te fundit jane detyrim kushtetues i shtetit shqiptar ndaj te gjithe shqiptareve ne vendet ku ato jetojne.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›