Hapet tenderi, 180 milionë USD pë r tunelin e Elbasanit
Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ka vijuar me procedurat perkatese dhe tashme çelja e tenderit eshte njoftuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Ne njoftimin e kesaj agjencie eshte percaktuar edhe fondi limit prej 15 miliarde lekesh ose 150 milione dollare pa TVSH-ne, si
nje fond limit per ndertimin e tunelit. Megjithe perfshirjen e TVSH-se, ne total vlera e projektit shkon 180 milion dollare. Data e zhvillimit te tenderit eshte caktuar ne 17 janar te vitit te ardhshem, kohe kur kompanite e interesuara do te kene perfunduar se paraqituri edhe dokumentacionet perkatese. Perfundimi i punimeve per kete projekt eshte parashikuar te jete 18 muaj pas nenshkrimit te kontrates. Projekti i tunelit ne autostraden Tirane-Elbasan permban dy tunele, nje me gjatesi 2200 metra dhe nje 560 metra. Paralelisht me tenderin per ndertimin e tunelit eshte çelur edhe tenderi per te gjetur nje kompani konsultimi, e cila do te beje mbikeqyrjen e ndertimit te tunelit, ne seksionin e rruges Tirane-Elbasan. Sherbimi i kerkuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve eshte vleresuar me nje fond limit prej 277 milione lekesh. Afati qe u eshte lene ne dispozicion kompanive te interesuara eshte data 14 janar, dite ne te cilen do te zhvillohet edhe tenderi.
UNAZA E MADHE
Nje tjeter tender i rendesishem qe eshte çelur se fundmi, eshte edhe ai qe lidhet me Unazen e Madhe. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ka kerkuar qe te ofrohet sherbimi per te kryer studim-projektimin e rruges se Unazes se Jashtme te Tiranes, vazhdimi qe kalon nga kthesa e Saukut - pjesa lindore, veri-lindore e veriore e Tiranes, deri ne afersi te ktheses se Kamzes. Per tenderin eshte vendosur nje fond limit prej 96 milione lekesh, nderkohe qe data e zhvillimit te tenderit eshte caktuar te jete ne 27 dhjetor 2010. Çelja e ketyre tendereve nga Drejtoria e Rrugeve vjen pas nje sere te tjeresh mjaft te rendesishem, te cilet jane autorizuar nga qeveria disa jave me pare.
NERTILA MAHO