E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet pensionale te emigranteve nga Shqiperia

Ne degen rajonale te Tiranes te Institutit te Sigurimeve Shoqerore ka shume qytetare te interesuar qe marrin informacion mbi vitet e punes nivelin e kontributeve qe ju njihen masa e perfitimit te pensionit etj. Mes tyre ka dhe emigrante qe mbushin formulare dhe dorezojne dokumente gjithefare.

Alberti nje 49-vjecar nga Tirana ka vendosur qe ditet e kthimit ne atdhe kete here ti shfrytezoje per te plotesuar te gjithe dokumentacionin e kontributeve per sigurimet shoqerore per vitet kur ka punuar ne Shqiperi para viteve 90. Jane te shperndara dhe me veshtiresi po i mbledh thote ai per DW-ne.

Sepse disa i kam ne Berat ku kam punuar ne sektorin shteteror si dhe ate privat. Kam mbledhur nje pjese por jo te gjitha kam mundur ti gjej shpjegon ai.

Paqartesite

Sokrati e ka ndare aktivitetin e tij te punes mes Shqiperise dhe Greqise. Ai thote se ne menyre te perseritur kur vjen ne Tirane merret me dokumentacionin e sigurimeve shoqerore por ne dosjen e tij serish mungojne vertetime qe ja mundesojne njohjen e te gjitha viteve te punes.

Se ne cfare periudhe me takojne kete ende nuk e kam marre si informacion. Per kohen e punes ne Greqi ma kane thene se sa me takojne kurse per ketu ne Shqiperi nuk e kam shume te qarte thote ai. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Emigrantet shqiptare ne Greqi.

Dikush tjeter tregon se per vitet e punes ne Shqiperi ka hapur proces gjyqesor pasi ne fabriken ku ka punuar para viteve 90 nuk gjendet arkivi i kontributeve. Per te lehtesuar sa me shume procesin e interesimit nga ana emigranteve shqiptare dhe plotesimin e dokumentacionin per vitet e punes ne Shqiperi ka pasur se fundi nje marreveshje mes Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore ISSH. Ne thelb marreveshja parashikon qe ne mbeshtetje te ISSH-se Ministria e Puneve te Jashtme do te vere ne dispozicion infrastrukturen e saj te perfaqesive diplomatike e konsullore shqiptare ne sherbim te emigranteve.

Sherbimi falas per emigrante

Drejtoresha e pergjithshme te ISSH-se Evelina Koldashi thote per DW-ne se sherbimi per emigrantet ne cdo rast do te jete falas.

Informacion lidhur me mbrojtjen sociale dhe sistemin e sigurimeve ne Shqiperi informacion per ekzistencen e skemave te kontributeve vullnetare procedurat dhe menyrat se si mund te gezohen keto skema dhe gjithashtu nje informacion tjeter lidhur me historikun e tyre kontributiv ne kohen kur ata kane qene perfshire ne skemen shqiptare. Me kerkesen e emigranteve atyre do tu behet me dije se cili eshte minimumi per te perfituar nga kjo skeme per rastin e pensioneve te pleqerise per ate te invaliditetit ose per pensionin qe perfiton kur humb jeten ndonje pjestar i familjes shpjegon Koldashi.

Procesi eshte saktesuar me Italine

Ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore te Shqiperise thone se deri me tani procesi eshte konkretizuar dhe po konsolidohet me Italine fqinje ku besohet se jetojne e punojne rreth 450 mije emigrante shqiptare. Por sipas nje axhende te planifikuar informimi dhe asistenca per emigrantet do te nise te aplikohet qysh nga janari i vitit 2011 dhe ne shtete te tjera.

Por a mundet psh. qe nje emigrant qe jeton ne Gjermani ta marre informacionin qe prej andej pa ardhur fare ne Shqiperi a mundet qe te ndjeke procedurat dhe te beje derdhjen e kontributit te sigurimeve nepermjet perfaqesise diplomatike shqiptare Evelina Koldashi pergjigjet se kjo eshte plotesisht e mundur.

Plotesohet nje kontrate mes emigrantit te interesuar dhe punonjesit te ambasades qe te trajnuar nga ISSH-ja. Ky dokument vjen ne Tirane ne variant elektronik per tu verifikuar. Qe ne momentin qe vertetohet se gjithshka eshte ne rregull atehere nepermjet bankes ku operon emigranti mund te behet pagesa e kontributit ne llogari te ISSH-se. Pas konfimimit te pageses atehere ne ambjentet e perfaqesise diplomatike plotesohet libreza e sigurimeve shoqerore per periudhen e likujduar. Ky eshte dhe dokumenti njohes zyrtar per kontributin. Pra gjithshka realizohet ne vendin ku emigron pa qene nevoja per ti bere veprimet ne deget tona ne rajone te ndryshme te vendit pohon Koldashi.

Mungesa e informimit Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Sipas eksperteve jane jo te pakta rastet qe qytetaret vetem per mungese informimi e orientimi per procedurat e kontributeve humbin nga e drejta e tyre e pensionit.

Minimumi i kohes per pagesen e sigurimeve ne Shqiperi eshte 15 vjet. Ka shume emigrante madje dhe nga ata qe jetojne ne Gjermani qe kane te themi 13 vjet ose 14 vjet. Te digjesh per te perfituar nje mbrojtje te caktuar afatgjate te pambuluar nuk do te ishte efikase. Te jetosh si emigrant jo per gjithkend eshte e lehte eshte mbijetese thote per DW Evelina Koldashi drejtore e pergjithshme e ISSH-se.

Ajo shton se institucioni i saj eshte ne nje proces dixhitalizmi te te dhenave per cilindo qe derdh kontribute ne skemen shqiptare te sigurimeve. Behet fjale per krijimin e llogarive individuale per gjithesecilin. Ne fazen aktuale po perparohet me te gjithe ata qe kane jetuar ne zonat rurale para dhe pas viteve 90. Me pas procesi do te shtrihet per zonat urbane ne te gjithe vendin. Hartimi i nje arkivi te dixhitalizuar ne rang kombetar do ti vleje sipas eksperteve edhe emigranteve. Qe ata te gjejne dhe kalkulojne fare kollaj masen e kontributeve qe kane derdhur kur kane punuar ne Shqiperi dhe sa perfitojne konkretisht nga skemat mbrojtese te sigurimeve shoqerore.

Autor Arben Muka

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›