E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes fotografi i portreteve

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 11:37

George Pickow, fotograf i cili është njohur për realizimin e mijëra kopertinave të albumeve të muzikës folk, jazz dhe pop, duke përfshirë edhe ato të krijuesve si Theodore Bikel, Louis Armstrong dhe Lena Horne, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Ai ka vdekur në Por Washington, ku edhe kishte jetuar viteve të fundit. Lajmin për vdekjen e Pickow e ka konfirmuar djali i tij, Jon Pickoë, duke thënë se fotografi ka ndërruar jetë në shtëpinë ku kishte jetuar.

Gjatë karrierës së tij, Pickoe ka fotografuar emra të njohur si Josh White, Pete Seeger, Jody Collins, Little Richard, Dizzy Gillespie, Tony Bennet, Nina Simone dhe Louis Jordan. Pickow, i cili në fillim të karrierës së tij ishte marrë me pikturë, po ashtu ka pasur rastin të portretizojë artistë të njohur të artit pamor, duke përfshirë Thomas Hart Benton, Reginald Marsh, Chaim Gross dhe Edëard Hopper. Këto portrete janë ekspozuar nëpër vende të ndryshme të botës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›