E Diel, 1 Nëntor 2026

Kume Votat e qytetareve jane te barabarta ato duhen numeruar

Kristaq Kume, eksperti i zgjedhjeve, është shprehur se KQZ-ja po zbaton vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Ai theksoi se votat e qytetareve janë të barabarta dhe se ato duhen numëruar.

Kume në lidhje me ftesën për dialog që PD-ja i bëri PS-së, theksoi se qëndrimi i Berishës është në interes të vendit dhe se PS-ja duhet të pranojë ftesën e PD-së.

Kume tha se vendimi i Kolegji Zgjedhor ishte për numërimin e të gjitha kutive dhe se KQZ-ja po zbaton vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
Sipas Kumes, rezultati që do të nxjerrë KQZ-ja është produkt i votave te qytetarëve dhe se procedura e KQZ-së po merr në konsideratë të gjitha votat e qytetarëve.

Sipas Kumes, Kolegji zgjedhor ka dhënë verdiktin e saj që duhet të zbatohet.

Kume tha se deklaratat e PS-së për manipulim janë të pabaza dhe se PS-ja po përdor taktika për të realizuar qëllimet e saj.

“PS-ja mund të ankimojë vendimin e KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor, por nuk besoj se do ti interesojë PS-së një ankimim i tillë. Do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të thotë fjalën e fundit, nëse PS-ja ankimon vendimin e KQZ-së për rezultatin përfundimtar. Po PS-ja duhet të mbështesë me argumente pretendimet e saj.”, tha Kume.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›