E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilas Boas dhe Mihajlovic i thone jo Interit

Vilas Boas nuk do të shkojë te Interi. Lajmi është bërë I ditur nga Marko Branka, drejtori teknik I zikaltërve, i cili ka qenë personalisht në Portugali për të takuar trajnerin aktual të Portos, që konsiderohet si pasardhësi i Mourinjos.

“Dihet në të gjithë botën e futbollit lidhja e veçantë që ka Vilas Boas me Porton, një lidhje që shkon përtej kontratës. Kalimi I tij te Interi është I pamundur dhe nuk bën pjesë në grupin e kandidatëve për të zëvendësuar Leonardon,” – deklaroi Branka. Në të njëtjën ditë, Interi ka marrë edhe refuzimin e Sinishia Mihajlloviç, I cili nëpërmjet një komunikate për shtyp falënderon klubin e Fiorentinës për besimin dhe I premton besnikëri atyre në vitet e ardhshme. Kësisoj, emri I trajnerit të ri të Interit mbetet mister. “E di që ka shumë kuriozitet në lidhje me emrin e trajnerit të ri, por do të prisni edhe disa ditë, - deklaroi administratori I deleguar I zikaltërve, Ernesto Paolilo. – Trajneri I ri do të përcaktohet në fund të javës.

Edhe merkato jonë mbetet pezull, sepse nuk mund të bëjmë asnjë lëvizje pa u konsultuar me trajnerin e ri.” Interi, që e mbylli në vendin e dytë kampionatit italian, ka mbetur pa trajner që kur Leonardo vendosi të pranojë detyrën e drejtorit teknik te Paris Sën Zhermeni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›