E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimi i pasagjerëve në transportin publik, dëmshpërblim i qytetarëve në rast aksidentesh gjatë udhëtimit

Mijëra qytetarë udhëtojnë me autobusë, furgonë apo taksi, në përditshmërinë e tyre por jo të gjithë e dinë se ligji parashikon sigurimin e detyrueshëm për pasagjerët në transportin publik.

Ky sigurim, i cili bëhet nga kompanitë e transportit, garanton dëmshpërblim në rast aksidenti, duke mbuluar humbjen e jetës ose paaftësinë e përhershme gjatë udhëtimit.

“Sigurimi i detyrueshëm i pasagjerëve buron nga ligji 32 i sigurimit të detyrueshëm në transport. Njihet shumë pak dhe flitet shumë pak për të duke qenë se është një mekanizëm i fuqishëm mbrojtje, e themi këtë si mbrojtje financiare në rast se ngjarjet ndodhin, aksidentet ndodhin dhe pasojat janë me dëmtime fizike apo dhe me humbje jete. Por sa janë vlerat e sigurimit dhe dëmshpërblimit? Unë do ta quaja simbolike duke qenë se është diku te 1200 lekë të vjetra po flas për taksitë, për një mjet siç janë autobuzët mund të shkojë deri në 20.000 lekë. Dëmshpërblimet në këtë rast fillojnë edhe variojnë diku te 2 milionë lekë të reja. Po flasim tani për humbje jete”, u shpreh Mimoza Hajdarmataj, nga Shoqata e Siguruesve.

Mbrojtja vlen jo vetëm kur pasagjeri ndodhet në mjet, por edhe gjatë hipjes apo zbritjes edhe nëse pasagjeri nuk është pajisur ende me biletë.

Gazetar: H. Mahmutaj  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›