E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimi vullnetar i pensionit, rritet interesi i të vetëpunësuarve dhe fermerëve

Sigurimi vullnetar i pensionit po shihet gjithnjë e më shumë si një mundësi për të vetëpunësuarit dhe të punësuarit në bujqësi, të cilët synojnë të sigurojnë të ardhmen e tyre financiare.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë bëjnë të ditur se interesi për këtë skemë ka ardhur në rritje, pasi ajo u jep mundësi qytetarëve të plotësojnë periudhat e sigurimit dhe të përfitojnë një pension më të favorshëm.

“Jo vetëm personat e siguruar të cilët kërkojnë deri në plotësimin e periudhës minimale të vjetërsisë në punë që është 15 vjet, por tashmë ka filluar që edhe personat e siguruar të cilët kanë më shumë se 15 vjet për shkak edhe të ndryshimeve të fundit kërkojnë të sigurohen nga skema e sigurimit të vullnetar dhe nga skema e sigurimit si të vetëpunësuar në bujqësi për të bërë të mundur edhe plotësimin e vjetërsisë në punë të plotë”, tha Riza Ashimi, specialist në DRSSH Korçë.

Sipas Ashimit, sigurimi vullnetar është veçanërisht i rëndësishëm për personat e vetëpunësuar dhe ata që ushtrojnë aktivitet në bujqësi, të cilët mund të zgjedhin të paguajnë kontribute për të mos krijuar boshllëqe në vitet e sigurimit dhe për të rritur masën e pensionit që do të përfitojnë në moshën e tretë.

“Nga 1 janari i vitit 2026 për shkak të rritjes së pagës minimale 50.000 mijë lekë, masa e kontributit është 21.6% 6% të pagës minimale. Në momentin që kemi një pagë minimale më të lartë, kemi edhe një masë kontributi të shtuar. Ndërsa në skemën e sigurimit si të vetëpunësuar në bujqësi, kushtet kur janë falur kamatvonesat kemi të njëjtën vlerë për çdo vit që kërkohet të mbulohet. Nga 1 tetor i vitit 93 është te 8.400 në zonat fushore ku përfshihen rrethet Korçë, Pogradec dhe Devoll dhe 29.400 që përfshihet vetëm Erseka”, shtoi ai.

Prej janarit e deri tani, sigurimin vullnetar e kanë paguar 123 persona, ndërsa sigurimin si të vetëpunësuar në bujqësi, 560 persona.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›