Siguron mbeshtetje per reformat ne shendetesi

Gjate qendrimit dyditor ne Spanje kreu i shendetesise shqiptare Petrit Vasili ka siguruar mbeshtetjen e homologes spanjolle Trinidad Jimenez Garcia Herrerra. Per kete dy ministrat pritet qe se shpejti te nenshkruajne nje marreveshje bashkepunimi e cila do te siguroje edukim ne vazhdim farmaceutike binjakezimi i dy spitaleve universitare si dhe vazhdim te mbeshtetjes per programet e nenes dhe femijes per te ulur mortalitetin feminor dhe amtar. Ministri Vasili falenderoi ministren spanjolle per mbeshtetjen ndaj Shqiperise ne fushen e shendetesise dhe informoi ate per reformat ne shendetesi si menaxhimin e ri te sistemit sistemi i referimit te pacientit edukimi ne vazhdim racionalizimi i sherbimeve dhe fondeve ne shendetesi decentralizimit rajonal dhe protokollet dhe kostot e sherbimit. Ndersa ministrja Jimenez mbeshteti reformat ne fushen e shendetesise qe afrojne shendetesine shqiptare me standardet evropiane dhe konfirmoi gatishmerine e plote per te mbeshtetur shendetesine shqiptare ne kete periudhe intensive ndryshimesh dhe reformash. Gjate qendrimit te z. Vasili nuk kane munguar edhe vizitat ne qendrat shendetesore ne Madrid ku ofrohet kujdesi shendetesor paresor dhe Qendren Spitalore Universitare te Madridit nje nga qendrat me te rendesishme shendetesore te Spanjes Evropes dhe me gjere. Gjate takimit me dr. Fernando Mehija drejtor i spitalit dhe stafin e tij u diskutua mundesia e binjakezimit ndermjet ketij spitali dhe spitalit tone universitar Nene Tereza. Delegacioni shqiptar pa nga afer sherbimet qe ofroheshin ne kete spital.