E Diel, 1 Nëntor 2026

Sikur të ishte futbolli 80 minuta, ndryshe tabela

Tottenhami është skuadra më e mirë në Premierligë në 80 minutat e ndeshjes, ndërsa skuadra më e dobët në po këtë ligë në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Nëse futbollit do të ishte 80 minuta në Premierligë, Tottenhami do të ishte lider me 35 pikë si lider, ndërsa Manchester United do të ishte në pozitën e dytë. Tottenham ka pranuar këtë edicion 10 gola në 10 minutat e fundit të ndeshjes, që i bie se 40% të golave Spurs i ka pësuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Kështu ishte edhe në ndeshjen e fundit të Tottenham ku u mposht nga Evertoni me 2 gola të shënuar në fund, në minutën e 89 dhe në minutat shtesë./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›