Liverpooli rekord, s’ka penallti për ta

S’ka penallti për Liverpool. Ky është një nga shqetësimet e këtij edicioni për skuadrën angleze. Liverpooli ka arritur rekord të zi në Premierligë duke u bërë skuadra me kohëzgjatjen më të madhe që nuk ka fituar penallti.
Janë 27 ndeshje që Reds nuk kanë marrë asnjë goditje nga 11 metërshi. Ky fakt po e shqetëson trajnerin Brendan Rodgers I cili tha se duhet ta dijnë gjyqtarët këtë gjë pasi që janë 11 penallti të kontestueshme për skuadrën e tij që nuk janë ndalur.”Në xhirimet e bëra nga ne janë 11 penallti që me gjasa të mëdha duhej të referoheshin. Ok mund të mos jenë 11, por ndonjë me siguri që do të ishte.
Gjyqtarët po na dëmtojnë, asnjëherë nuk referojnë ndaj nesh, ndërsa jemi shumë të dënuar nga kundërshtarët. Kemi humbur 9 pikë nga penalltitë e referuara këtë sezon ndërsa ne kemi harruar të godasim” deklaroi Rodgers. Liverpooli mbetet skuadra e vetme në Premierligë që pas 16 javësh nuk ka goditur asnjë penallti./indeksonline/