E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikpritje e ngrohtë për Salihin

Hamdi Salihi ka debutuar në një ndeshje zyrtare në fanellën e klubit amerikan, D.C. United. Sulmuesi shkodran ka pasur një paraqitje të mirë në këtë takim, por që për fat të keq në sekondat e fundit skuadra e tij është mposhtur me rezultat 1:0.

Por ajo që e bën krenar Salihin, është kombësia e tij dhe tifozët shqiptarë, të cilët kishin përgatitur plot befasi në përkrahje të sulmuesit shqiptar. Shumë tifozë shqiptarë mbanin parulla në përkrahje të Salihit me mbishkrime “Mirë se na erdhe”, ‘Salihi’, stemën e skuadrës DC United në flamurin shqiptar, “Shqiponjën Kuq e Zi”, krejt këto të përcjella me këngë e brohoritje në gjuhën shqipe.

“I pashë ato dhe isha mjaft i emocionuar, u ndjeva mirë. Ishte diçka që më bëri krenar”, ka thënë ish-futbollisti i Rapid Vjenës, pas ndeshjes. Ai pati disa sulme të rrezikshme, por nuk ia doli ta gjende golin. Përfaqësuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 80-të nga Maicon Santos.

- “Ne kishim momente të mira. Bëmë gjëra të mira, por këtë duhet ta bëjmë për 90 minuta. Duhet të jemi të koncentruar dhe të kemi ide të qarta se si të fitojmë”, përfundoi Salihi.

D.C. United pësoi humbje me rezultat minimal 1:0. Golin e fitores për Sapong Cansas Cityn e realizoi Sapong, në minutën e 93-të të takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›