Silikoni defektoz, të rrezikuar edhe burrat
Ndërsa një alarm mori dhenë për të gjitha gratë të cilat kishin përdorur protezat PIP, tashmë një rrezik dhe më i madh del në dritë, ai kundrejt meshkujve.
Bëhet fjalë për një model protezash defektoze, të cilat bënë që femrat tu drejtohen kirurgëve, pasi ato paraqisnin rrezik potencial.
Pyetja e cila të lind natyrshëm ka të bëjë me rrezikun që ato shfaqin tek femrat dhe jo vetëm, pasi ato rrezikojnë dhe meshkujt.
Proteza PIP është përdorur gjerësisht jo vetëm tek femrat, por dhe tek meshkujt në muskujt e kraharorit, fundshpinë, testikujt, me të njëjtën material si ai i përdorur për gjirin.
Sipas autoriteteve, silikoni në protezat PIP Poly Implant Prothese, është mjaft defektoz, gjë që ka tronditur botën e kirurgjisë plastike. Duke iu referuar të përditshmes Le Parisien, në të cilën vijnë rrëfimet e dy ish-punonjësve të kompanisë, mësohet se i njëjti silikon industrial është përdorur për të prodhuar proteza për testikujt, fundshpinën e muskujt e kraharorit vetëm për klientët meshkuj.