E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Modeli ekonomik i Shqipërisë po tërheq vëmendjen botërore

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se qeveria e drejtuar prej tij u ka paraprirë modeleve të reja ekonomike. Këtë deklaratë Berisha e ka bërë nga Franca ku po merr pjesë në një seminar me temë Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi. Kreu i qeverisë tha se suksesi i ekonomisë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e botërore.

U diskutua gjerësisht mbi modelet e suksesit dhe siç e konstatuat theksi u vu kryesisht në vendet e BRIK-ut, Brazil, Rusi, Indi, Kinë, por, e vërteta është, se theksi dhe një vend të veçantë pati edhe modeli i Shqipërisë, si një ndër modelet më të suksesshme sot, u shpreh Berisha në një prononcim për mediet nga Parisi.

Më tej kryeministri tha se në këtë seminar janë diskutuar dhe modelet e reja të cilët duhen aplikuar për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike. Në këtë prizëm, Berisha ka nënvizuar se Shqipëria tashmë e ka bërë një gjë të tillë.

U diskutua gjerësisht për modelet e reja dhe se ku qëndron fuqia e tyre, sot u diskutua për kufijtë e rinj dhe drejtimet më të rëndësishme që duhet të ndjekë ekonomia botërore në vite që vijnë. Krahasuar me pikëpamjet e idetë që u mbrojtën, gjej që modeli shqiptar është në përputhje të plotë me këto drejtime të reja, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›