Meksikë, hapet ura më e lartë në botë
Në Meksikë është hapur sot ura më e lartë në botë. Ajo është 403 metra e lartë dhe 1 000 metra e gjatë. Ura Baluarte tashmë është shënuar edhe në librin e rekordeve Gines si ura më e lartë pasi është aq e gjatë sa poshtë saj mund të vendoset kulla Eiffel.
Për ndërtimin e saj janë dashur katër vite punë dhe ka kushtuar miliona dollarë. Ajo u ndërtua me rastin e festimit të 200 vjetorit të pavarësisë nga Spanja.
Ajo lidh malet Ocidental dhe sipas presidentit Felipe Kalderon është një projekt që do bashkojë qytetarët e veriut me vendin si kurrë më parë.