Vesa: Nuk pendohem

Vesa Luma sapo ka publikuar këngën e saj të re “24 orë”, ndërsa tregon se është në një periudhë shumë të bukur të jetës së saj. Ajo ndihet e lumtur për gjithçka ka arritur në jetë, pa harruar as gabimet e saj, për të cilat thotë se nuk pendohet, sepse edhe nga ato ka mësuar shumë. Ka në krah njeriun e dashur, dhe që e bën çdo dite të ndihet femra më speciale në botë, një familje të mrekullueshme, shoqërinë dhe fansat që e mbështesin pas çdo dalje të saj, për këtë ndihet e privilegjuar.
Vesa ka folur edhe për Prishtinën tani që po kalon më shumë kohë në Tiranë.
“Më ka munguar në fillim, atehere kur une vendosa te kaloj me shume kohe ne Tirane. Por sot, meqe jam e ngarkuar me albumin e koncertet, duket sikur po iken koha, por pranvera ne Tirane eshte e pakrahasueshme me çdo vend tjeter dhe jam shume e entuziazmuar qe po e jetoj kete periudhe në këtë qytet,’’ ka thënë Vesa për KJ.
Nëse do të kthente kokën pas, Vesa nuk do të ndryshonte asgjë nga jeta e saj:
“Jeta, është ashtu siç do ti ta kesh. Jam shumë ambicioze dhe gjithçka që kam dashur të arrij, e kam arritur deri tani. Nuk pendohem për gabimet që i kam bërë në jetë, si në anën private apo profesionale, sepse kam arritur t’ia di vleren çdo gjëje. Kam ecur vetë në jetë, pa pasur luksin të më rrijë dikush nga pas, siç shpeshherë ndodh me bashkëmoshatarët e mia apo me koleget e mia. Nuk dua kurrë ta gënjej veten se është gjithçka perfekt, sepse nuk është dhe kjo më ka mbajtur në jetë, që të marr të gjithë këto që kam tani- njeriun e zemrës, që më bën çdo ditë të ndihem femra më speciale në botë, familjen e mrekullueshme që më edukoi drejt, shoqërinë e jashtëzakonshme, bëj punën që dua ta bëj dhe kam publikun më të mirë në botë, që më ka mbështetur gjithë këto vite.” /Indeksonline/