Prokuroria “refuzon” Ben Qimen
Tirane – Prokuroria e Tiranes i ka dhene fund hetimeve per kallezimin e depozituar nga ana e avokatit te Ben Qimes dhe dyshimeve te falsifikimit te dokumenteve nga ana e prokuroreve. Pas marrjes ne shqyrtim te kallezimit penal ndaj dy prokuroreve te ceshtjes, hetuesit kane pushuar ceshtjen duke argumentuar se nuk kemi asnje falsifikim nga ana e prokurorive ashtu edhe sic pretendohet nga i pandehuri. Sipas ketij arsyetimi behet me dije se ekspertiza e mberritur nga Britania e Madhe eshte origjinale. Ndersa nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se kjo pergjigje ka pasur disa gabime, me daten e nisjes se saj si dhe daten e mberritjes, te cilat sollen edhe dyshimet per ndonje falsifikim te mundshem te ketij akti. Burimet prane prokurorise kane bere me dije se kallezimi penal nuk eshte regjistruar ne prokurori pasi eshte i pabazuar ne ligj. Ndersa ekspertiza ka qene arseja qe i pandehuri Arben Isufaj, i njohur ndryshe me emrin Ben Qimja, te beje nje kallezim penal ne Prokurorine e Tiranes nje muaj me pare duke kerkuar marrjen nen hetim te dy prokurorive pasi sipas tij keta te fundit kishin falsifikuar dokumentin e ekspertizes se gjurmeve te gishterinjve te gjetura ne pistoleten me te cilen u vra viktima Kociu dhe me ato te marra te pandehurit Isufaj, pas arrestimit te tij. Kjo ekspertize ishte vetmja prove e cila mbertheu te pandehurin Isufaj.
Sipas pergjigjes se ekspertizes se gjurmeve te gishterinjve, i pandehuri Arben Isufaj ka qelluar me pistolete ne vitin 2002 viktimen Pirro Kociu, ngjarje kjo e ndodhur 6 vjet me pare ne rrugen “Him Kolli”, ne kryeqytet.
Sipas pergjigjes se ekspertizes se gjurmeve te gishterinjve, i pandehuri Arben Isufaj ka qelluar me pistolete ne vitin 2002 viktimen Pirro Kociu, ngjarje kjo e ndodhur 6 vjet me pare ne rrugen “Him Kolli”, ne kryeqytet.