E Hënë, 2 Nëntor 2026

Silvinjo: Nëse nuk luan i organizuar…

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka folur pas disfatës 2-0 në Wembley përballë Anglisë: “Ne e kemi studiuar Anglinë, një nga ekipet më të forta në botë. Ata kanë dy qendërmbrojtës të fortëm, u munduam me Uzunin të gjenim hapësira. Ishte e vështirë sepse janë një skuadër shumëm, shumë e fortë”.

“U përmirësuam në pjesën e dytë, por këtu është një fushë e vështirë. Mendoj se kemi bërë atë që menduam dhe arsyetuam. Është vetëm ndeshja e parë, nuk është e lehtë të vish në Wembley dhe të kërkosh të fitosh”.

“Nëse nuk hyn në fushë i organizuar, mund të pësosh edhe 5 gola. Në momentin që u aktivizua Broja, mund të ishim afruar me baraziminm por ata shënuan të dytin dhe fituan. Mendoj se kemi gabuar në pasimin e parë për të dalë nga zona”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›