Moti-Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, rriten lehtë temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik ushtarak ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushtet atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugperëndimore. Moti është me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet fiton shpejtësi 22 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat e regjistruara:
në zonat malore 1 deri 21°C
në zonat e ulëta 1 deri 24°C
në bregdet 4 deri 22°C
/rtsh.al/