E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Silvinjo dhe stafi teknik i Kombëtares ndjekin derbin e Milanos, takojnë Asllanin

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik i Kombëtares u ndal këtë fundjavë në Milano, ku u zhvillua derbi i Madoninës, Milan-Inter.

Stafi Teknik i Kombëtares, i përbërë nga trajneri Silvinjo dhe dy asistentët, Doriva dhe Pablo Zabaleta, ishin të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur nga afër paraqitjen e mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Pas përfundimit të ndeshjes, stafi teknik zhvilloi një takim me Asllanin, ku diskutuan mbi ecurinë e tij te klubi, formën aktuale dhe përgatitjet për grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares për kualifikueset e Botërorit.

1 nga 2

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›