Simaku ne finalen e British Composer Awards 2009

Janë publikuar emrat e finalistëve të nominuar në konkursin për kompozitorin më të mirë në Britaninë e Madhe, ku mes tre të nominuarve njëri është shqiptar.
Ai është kompozitori i mirënjohur Thoma Simaku, i cili do të garoje për çmimin Kompozitori Britanik i Vitit 2009 (British Composer Awards 2009).
Simaku në këtë konkurs garon në kategorinë e pjesëve instrumentale me veprën Soliloquy V - Flauto Acerbo.
Këto çmime jepen nga Akademia britanike e kompozitorëve dhe autorëve (British Academy of Songeriters, Composers and Authors). Çmimet e kësaj akademie shpeshherë janë krahasuar me çmimet BAFTA.
Pjesa e kompozuar nga Simaku luhet përmes instrumentit Recorder, cilësia tingullore e të cilit ngjan pak me atë të fyellit në muzikën tone popullore.