Modë dhe traditë

Sfilata ndërkombëtare e modës, nën drejtimin artistik të Fadil Berishës, që u mbajt të shtunën, më 24 tetor, në Gjakovë.
Kompania organizatore Argjiro kishte emëruar sfilatën në mënyrë simbolike Aty ku moda takon traditën, për të dhënë kështu idenë e vetë organizimit dhe përzgjedhjen e një qyteti që njihet për traditë të pasur.
Qyteti tradicional ka mbledhur në një vend stilistët nga vendi dhe bota, të cilët shfaqën kreacionet e veshjeve të tyre, të mbështetura në traditë.
Stilistët nga Kosova si Krenare Rugova, Mirela Nurçe nga Shqipëria, Bahar Korçan nga Turqia, Sherri Hill nga SHBA e të tjerë kanë marrë pjesë në këtë sfilatë.
Po ashtu aty janë shfaqur një kolazh bazuar në xhubletën shqiptare të stilistes Genta Spahiu. Xhubletat e sfilatës është thënë të jenë koleksionit privat të koleksionistes Lulieta Dano.
Top modelet e njohura, si: Zana Krasniqi, Emina Çunmulaj, Angela Martini, Hasna Gjukiçi, Marigona Dragusha, Luceliana Sierra dhe Shkurta Ajeti kanë prezantuar po ashtu me veshjet tradicionale, nën koreografinë e Luceliana Serras.
Natës së modës ia ka shtuar hijeshinë edhe pjesëmarrja e artistëve, si: Alma Bektashi, Mariza Ekonomi dhe kuarteti Celissimo nga Evropa juglindore, ndërsa skenografia ka qenë e nën kujdesin e Klodian Dedjes.
Në sfilatë, po ashtu, kanë marrë pjesë edhe modele të reja të këtij qyteti, të cilat janë përzgjedhur nga organizatorët e spektaklit, si: Flora Rogova, Nita Roka, Fjolla Vula dhe Aida Kurhasani.
Mësohet se ato kanë bërë edhe disa xhirime klipesh në muzeun e qytetit, në mjediset e artizanateve dhe të punëve të dorës.