“Simfonia e Jetës”, në shkollën speciale “3 Dhjetori” në Shkodër

Në Shkollën speciale “3 dhjetori” në Shkodër është inaguruar dhoma profesionale e cila do u vijë në ndihmë fëmijëve me aftësi të ndryshe.
“Kjo dhomë ka një funksion të tillë për të përgatitur nxënësit për të marrë një profesion në të ardhmen. Nëpërmjet kësaj dhome do të identifikojmë talentet, aftësitë e tyre të veçanta. Do të fokusohemi për t’i zhvilluar ata”, tha Enkeleda Mataj, Drejtore, shkolla speciale “3 Dhjetori”.
Ishin vetë nxënësit e një gjimnazi që gjatë zhvillimit të praktikës profesionale panë nevojat e shkollës dhe u bënë bashkë në hartimin e projektit që e u quajt “Simfonia e Jetës”.
“Qasja e shkollës sonë është puna me projekte. Pavarësisht se kemi marrë pjesë në shumë projekte ndërkombëtare ku dhe kemi nxënë edh vende, pse mos ta bëjmë edhe në ambiente të qytetit”., tha mësuesja.
Për drejtuesen e arsimit në Shkodër, iniciativa të tilla janë përherë të nevojshme dhe krahas ndihmës vijnë edhe si mesazhe sensibilizuese.
“Mundësisë që shkolla ju ofron këtyre nxënësve janë investuar qoftë edhe nga pushteti vendor dhe ai qendror”, tha Brisela Kadija, Drejtore, ZVA Shkodër.
Si shenjë falenderimi nxënësit e shkollës speciale përgatiten një aktivitet artistic duke dhuruar emocione për të pranishmit. Hapësira e re do shërbeje në shërbim të zhvillimit të aftësive praktike dhe profesionale të nxënësve me aftësi ndryshe.
/rtsh.al/