E Diel, 1 Nëntor 2026

Simoni Akuzat e PS per kasat sajesa

Nuk eshte aspak e vertete se inspektimi i bere ndaj ketij procesi nga Departamenti i Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsion prane kryeministrit te kete rezultuar me ndonje shkelje ligjore ne procesin e autorizimit te firmave qe do zbatojne projektin e vendosjes se kasave fiskale sqaroi zedhenesja Eva Simoni.

Ajo kujtoi edhe nje here se nga 5 kompani qe moren pjese ne proces u autorizuan te 5-a ndersa Departamenti Antikorrupsion-sipas saj- i gjeti te gjitha procedurat ne perputhje me ligjin. Ne perfundim te insoektimit departamenti sugjeroi heqjen e autorizimit per nje nga pese kompanite per shkaqe teknike dhe ligjore te zbatimit te kontrates. Pra departamenti nuk ka gjetur asnje shkelje lidhur me procesin e shpalljes se shoqerive te autorizuara per tregtimin e pajisjeve fiskale por vetem ne zbatimin e kontrates per nje nga kompanite tha ajo me tej.

Zedhenesja tha me te se ne treg operojne 4 kompani 3 prej te cilave kane kaluar testin e kasave qe tregtojne duke plotesuar kushtin teknik te transmetimit online dhe sigurise te te dhenave. Ministria e Financave i kujton opinionit publik se shqetesimi i opozites vijon te mbetet tek 20 i praktikave korruptive te Bashkise se Tiranes dhe taksidareve te Edi Rames te cilave u pritet rruga me vendosjen e kasave fiskale perfundoi ajo.

2010-09-29 1601

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›