E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca do te bllokoje vizat per Shqiperine dhe Bosnjen

Deri me tani nuk eshte dhene ndonje sinjal i qarte se Parisi zyrtar mund te behet pengese por duke marre parasysh politiken konservatore dhe islamofobine e presidentit francez Nicola Sarkozy gjithcka eshte e mundshme.

Iniciativa Evropiane per Stabilitet ne faqen zyrtare te saj shprehet se Franca mund te vere barrikade ndaj heqjes se vizave per dy vendet te fundit ne Ballkan qe ende nuk kane perfituar nga ky proces.

Thelbi i verejtjeve te Frances eshte i lehte per tu kundershtuar. Vleresimet e Komisionit jane te bazuara ne qindra kritere specifike. Komisioni ka kryer rreth 30 misione ne terren ne Shqiperi dhe Bosnje gjate dy viteve te fundit per te verifikuar perparimin e bere. Me qellim qe te siguroheshin qeverite kombetare misioni ka perfshire eksperte te propozuar nga vendet e BE-se. Hulumtimet dhe analizat e ESI-t kane treguar se vleresimet e Komisionit kane qene te drejta dhe me baza te shendosha. Masat e marra nga Bosnja dhe Shqiperia tashme po japin rezultatet e tyre shkruajne dy kreret e kesaj iniciative Gerald Knaus dhe Alexandra Stiglmayer .

Me poshte po japim te plote te gjithe materialin e botuar

Me 14 shtator Komisioni Evropian raportoi qe Shqiperia dhe Bosnia kishin bere gjithcka qe duhet te benin sipas Bashkimit Evropian per tu kualifikuar per te levizur pa viza ne zonen Shengen. Kjo ishte njohja zyrtare e nje pune te madhe dhe reformave te rendesishme pergjate me shume se dy viteve.

Shtetasit e Maqedonise Malit te Zi dhe Serbise kane perfituar nga udhetimi pa viza ne Bashkimin Evropian qe prej dhjetorit te shkuar. Ajo qe tashme i ndan shqiptaret dhe boshnjaket nga e njejta liri ne fund te vitit 2010 jane votat nevojshme te Parlamentit dhe Keshillit Evropian per te hequr pengesen e vizave.
Procesi i liberalizimit te vizave eshte nje shembull i mire i fuqive te buta te BE-se bazuar ne kushtezim te qarte. Ne fillim te vitit 2008 pese shteteve te Ballkanit iu dorezua nje udherrefyes i hollesishem ne te cilin ishin rreshtuar rreth 50 kushte. Kerkesat perfshinin nga leshimi i pasaportave te sigurta biometrike tek mbrojtja e kufijve nga mekanizmat e reja per te luftuar krimin e organizuar dhe emigrimin e paligjshem tek permiresimi i bashkepunimit me agjencite evropiane te zbatimit te ligjit. Ky proces i ka kthyer shtetet e Ballkanit ne partnere te rendesishem per mbrojtjen e BE-se nga rreziqe te jashtme.

Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia i plotesuan kushtet e BE-se ne 2009. Edhe pse Bosnja dhe Shqiperia ngelen pas ato kane arritur tashme fqinjet e tyre. Ashtu sic u shpreh edhe Komisioni Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina kane marre te gjitha masat e nevojshme per te permbushur standardet e hapura ... dhe si pasoje mund te transferohen nga lista negative e Rregullores 539/2001 Shtojca I ne ate pozitive Shtojca II.

Per kete arsye fakti qe Franca kundershtoi te mbante premtimin e BE-se te enjten e shkuar duke sfiduar gjetjet e Komisionit ne nje sere fushash erdhi si tronditje. Thelbi i verejtjeve te Frances eshte i lehte per tu kundershtuar. Vleresimet e Komisionit jane te bazuara ne qindra kritere specifike. Komisioni ka kryer rreth 30 misione ne terren ne Shqiperi dhe Bosnje gjate dy viteve te fundit per te verifikuar perparimin e bere. Me qellim qe te siguroheshin qeverite kombetare misioni ka perfshire eksperte te propozuar nga vendet e BE-se. Hulumtimet dhe analizat e ESI-t kane treguar se vleresimet e Komisionit kane qene te drejta dhe me baza te shendosha. Masat e marra nga Bosnja dhe Shqiperia tashme po japin rezultatet e tyre. Ne qershor 2010 Sekretari i Pergjithshem i Interpolit pergezoi Bosnjen per punen e saj ne parandalimin e krimineleve te rrezikshem nga perdorimi i dokumenteve te rreme te udhetimit dhe automjeteve te vjedhura te kalojne kufijte.

Ne raportin me te fundit mbi Trafikimin e Personave botuar kete vere Departamenti i Shtetit e ngjiti Bosnjen ne krye te vendeve qe luftojne trafikimin e qenieve njerezore ne menyre efektive. Kroacia eshte i vetmi nga shtetet e tjera te Ballkanit Perendimor perfshire ne kete kategori shtate vende anetare te BE-se jane te renditur me poshte. Ne Shqiperi numri i te denuarve nga gjykata te shkalles se pare per krim te organizuar u rrit nga 317 ne 2008 ne 446 ne 2009. Po keshtu kete vit agjencia e prokurimit publik fitoi vendin e dyte te dhene nga OKB-ja per permiresimin e transparences pergjegjshmerise dhe pergjegjesise ne sherbimin publik.

Fakti qe Franca po sfidon rezultatet e Komisionit dhe qe argumenton se Bosnja dhe Shqiperia nuk duhet te marrin ne 2010 ate qe Serbia mori ne vitin 2009 nuk ben gje tjeter vecse demton besueshmerine e dobesuar sakaq te BE-se ne te gjithe rajonin - dhe sugjeron se kushtezimi i BE-se eshte politik dhe nuk ka lidhje me reformat. Tashme kane filluar te qarkullojne nje numer arsyesh te mundshme per ndryshim e pozites franceze. Disa besojne se ky veprim eshte pjese e nje kryqezate franceze kunder Komisionit i cili kohet e fundit kritikoi qeverine e Sarkozy mbi mbylljen e kampeve rome dhe debimin e banoreve te tyre ne Rumani.

Te tjere argumentojne se ajo eshte e bazuar ne paragjykime populiste anti-myslimane. Popullsite e Maqedonise Malit te Zi dhe Serbise jane kryesisht te krishtera. Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina dhe Kosova se ciles ende nuk i eshte dhene nje proces te liberalizimit te vizave kane shumice myslimane. Fakti qe nje perceptim i tille do te perbejne nje kercenim te madh per interesat evropiane ne Ballkan nuk i ka shpetuar askujt e aq me pak ministrit te Jashtem francez Bernard Kushner. Ne nje koment te botuar disa muaj me pare Kouchner ka shkruar

Kushtet teknike natyrisht qe duhet te plotesohen por ne nuk duhet te lejojme te fitoje terren ideja se myslimanet e Ballkanit jane te diskriminuar dhe te penguar per te perfituar nga masat te cilat serbet apo malazezet kane perfituar me te drejte qe nga fundi i vitit te kaluar. E drejta per te udhetuar lirisht ne Evrope eshte thelbesore per te lejuar popujt e Ballkanit Perendimor te ndjehen si anetare te plote te te gjithe familjes evropiane.

Ku e le gjithe kjo BE-ne Rezultati me i mire per shumicen derrmuese te shteteve anetare te BE-se dhe Parlamentit Evropian i cili eshte fuqishem ne favor te heqjes se regjimit te viza sa me shpejt te jete e mundur do te ishte te bindnin Francen qe ajo po gabon. Ministria e jashtme franceze mund te ndihmoje duke paralajmeruar Pallatin Elysee mbi demin e madh qe kjo pozite kundershtuese mund te kete per imazhin e Frances ne rajon.

Mundesia e dyte eshte se presidenca belge e BE-se mund ta hedhe kete ceshtje ne votim pavaresisht nga kundershtimet e Frances. Per sa kohe qe Franca qendron e vetme kundershtimet e saj mund te rrezohen lehte nga votat. Edhe ne qofte se nje ose dy shtete anetare i bashkohen kampit francez mund te arrihet gjithsesi shumica e cilesuar nje shumice prej tre te katertave. Kjo do te tregoje ne rajon se shumica e shteteve anetare refuzojne komprometojne politiken e kushtezimit te rrepte por te drejte te BE-se. Rezultati i trete dhe me i keq do te jete qe Franca te triumfoje dhe me te te bashkohen edhe anetaret e tjere te BE-se.

Ne kete rast Bashkimi Evropian do te thyejne premtimin e vet te qarte ne rajon. Kjo do ta rrezikonte seriozisht ndikimin e BE-se ne nje moment kritik. Ne Bosnje do te diskreditonte te gjithe ata qe ne 2009 argumentuan se te gjithe grupet etnike ne vend duhet te punojne se bashku per te arritur kompromise te veshtira ne interes te integrimit ne BE dhe te udhetimit pa viza. Ne Shqiperi kjo do te minonte perpjekjet evropiane per te sjelle nje doze stabilitetit ne nje mjedis te brendshem te polarizuar shume. Mbi te gjitha refuzimi per te shfuqizuar kerkesen per vize do te dergonte nje sinjal te standardeve te dyfishta.

Pushteti i bute i BE-se shpesh konsiderohet si mjeti me i fuqishem i politikes se jashtme. Megjithate ky pushtet varet nga besueshmeria dhe konsistenca e politikave te BE-se. Ne qofte se BE-ja do te terhiqej pas ne premtimin e saj per udhetim pa viza besueshmeria e perpjekjeve te saj te ardhshme ne Bosnje dhe Shqiperi por edhe ne Kosove do te vuaje jashtezakonisht. Franca ka bere shume per rajonin e Ballkanit qe nga Samiti i Zagrebit ne vitin 2000. Vete samiti i pari qe i ofroi Ballkanit nje perspektive evropiane ishte nisme e Presidentit te atehershem francez Zhak Shirak.

Ministri i jashtem dhe intelektuale franceze kane paralajmeruar kunder paragjykimeve anti-myslimane ne politikat e BE ndaj Ballkanit. Kete jave ambasadoret e BE-se do te diskutojne ceshtjen e vizave ne Bruksel. Takimi i tyre eshte nje mundesi per Francen qe te heqe dore nga politika e saj cuditerish e papergjegjshme ndaj Bosnjes dhe Shqiperise.

Gerald Knaus dhe Alexandra Stiglmayer kane themeluar dhe drejtojne European Stability Initiative nje nisme qe ka ndjekur nga afer procesin e liberalizimit te vizave per Ballkanin Perendimor. www.esiweb.org/whitelistproject

2010-09-30 0845

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›