E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot beteja per Gj. Administrative ne Kuvend

Gjer me tani nuk ka ndonje kompromis dhe as ndonje sinjal pozitiv nga Partia Socialiste se do te jape voten e saj pro.

Demokratet kane ftuar serish socialistet qe te votojne kete ligj duke nenvizuar se ngritja e kesaj gjykate nuk eshte ceshtje politike.

Ftojme PS te votoje ligjin per gjykaten administrative. Oferta jone eshte e sinqerte dhe e ndershme. Mos votimi i ketij ligji do ishte gjeja me e papershtatshme per te treguar mirenjohjen ndaj SHBA tha dje kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi.

Me tej Patozi u shpreh se grupi demokrat eshte gatshem te votoje cdo propozim te PS-se per ngritjen e kesaj gjykate. Perfituesit e tij nuk mund te vecohen ne te majte dhe te djathte. Nuk mund ti ndajme ata ne te PD-se apo te PS-se. Grupi parlamentar demokrat eshte teresisht i gatshem te pranoje dhe te votoje cdo sugjerim te PS per Gjykaten Administrative. Jemi te bindur se votimi i ketij ligji duhet bere dhe nuk duhet te ngaterrohet me debatet politike ka nenvizuar Patozi.

2010-09-30 0826

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›