E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Simpatizantë jo protestues”, dolën në mbështetje të Veliajt para SPAK, Hoxha tregon pse s’kishte kordon policor: Nuk ishte e paralajmëruar

Simpatizantë dhe mbështetës të Erion Veliajt ishin mbledhur ditën e djeshme jashtë SPAK, teksa mbahej seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, teksa hyte në ambientet e Kuvendit ditën e sotme, u pyet për mungesën e masave policore gjatë protestës para godinës së GJKKO-SPAK.

Hoxha tha se ata ishin simpatizantë të kryebashkiakut Veliaj dhe jo protestues dhe grumbullimi ishte i papritur, pra nuk kishte një paralajmërim siç ka ndodhur në rastet e tjera kur para SPAK janë mbledhur mbështetës të Berishës.

Hoxha: Në kushtet e një mase sigurie, policia e shtetit merr masat për të siguruar SPAK, e ka me detyrë, aty ndodhen edhe punonjësit e Gardës që ndodhen në krye të detyrës. Ata patën një vështirësi dje për shkak të grumbullimit të papritur, të personave që ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar. Kur shkon Berisha njofton, ndaj ka edhe polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›