Simpozium “Ramazan 2024” në Elbasan, muaj reflektimi, mirësie dhe begatie

Është kthyer në traditë që në nisje të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë të Elbasanit të mblidhen bashkë e të diskutojnë mirësinë e këtij muaji.
Aktiviteti u mbajt në sheshin e xhamisë Ballia. Myftiu i Elbasanit Agim Duka evidentoi rëndësinë e muajit të shenjtë.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar në fjalën e tij përveçse vlerësoi Elbasanin si një qytet i cili ka ditur të përcjellë drejt mesazhin e tolerancës kërkoi që në këtë muaj të shenjtë altruizmi dhe solidariteti për njerëzit në nevojë të jenë kryefjala e çdo besimtari.
Më 11 mars myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muajit të bekuar besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.
/rtsh/