E Diel, 1 Nëntor 2026

Simpoziumi kombëtar “Bektashizmi si vlerë shpirtërore”

Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizoi një takim në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së paravësisë si dhe 77-vjetorit të lindjes së ish-kryegjyshit Botëror Hazhi Dedë Reshat Bardhi.

 “100-vjetori i Pavrësisë së Shqipërisë i mbush shqiptarët me krenari të madhe. Kjo ditë do të vinte nëpërmjet sakrificës të të gjithë shqiptarëve” ka theksuar Baba Edmondi.

I pranishëm në këtë takim Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve u shpreh se Pavarësia e Shqipërisë dhe Bektashizmi janë të lidhura fort me njëra tjetrën duke sjellë harmoninë fetare që ka karakterizuar gjithmonë vendin tonë.

“Shqipëria kaloi një periudhë të errët shpirtërore, por falë besimit të njerëzve të cilin e kanë mbajtur gjallë në vitet më të errta të këtij kombi rilindi besimi në Shqipëri. Ne jemi këtu për të nderuar Baba Dede Reshat Bardhin, këtë njeri të madh që ngjall besimin në Shqipëri” ka shtuar Bumçi.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin Përfaqësues të Komuniteteve fetare, Anëtarë të lartë të komuniteteve fetare myslimane, bektashinj, ortodoks, komisionerë evropianë, ambasadorë si dhe besimtarë të ndryshëm të ardhur Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›