Ish të përndjekurit kërkojnë dëmshpërblimin

Vetëm një ditë pas tryezës së organizuar nga kreu i opozitës, ish-të përndjekurit reaguan me anë të një deklarate duke kërkuar dëmshpërblim.
Skënder Tufa kryetar i Shoqatës së të burgosurve politik u shpreh se situata e të përndjekurve politikë në vend është e rëndë. Sipas Tufës të burgosurit politikë vazhdojnë të jenë të paintegruar që dëshmon se demokracia është larg.
Kreu i Shoqatës së të Burgosurve politik i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me ta në datën 8 mars në orën 10 për të kërkuar të drejtat e tyre.