Legalizimet, 728 pronarët që përfitojnë kompensimin
Do marrin këstin me 47% të vlerës. Procedurat nisin të hënën në AKKP
Agjencia e Pronave nis procedurat për kompensimin në para të pronarëve, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje. Gazeta boton listën e plotë me 728 përfituesit në 10 qarqe të vendit. Pronarët duhet të paraqiten nga data 5 mars për të plotësuar dokumentacionin në Agjencinë e Pronave. Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën 2000 lekë dhe gjithashtu të hapin në emër të tyre një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë. Kësti që do të shpërndahet është në masën prej 47% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Per te lexuar artikullin e plote klikoni mbi: PDF