Sindikata e Policisë padit Qeverinë për shpërblimet

Për këtë arsye, kjo Sindikatë ka paditur në Gjykatë Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Brendshme, për të mos zbatuar vendimin e marrë.
Qeveria ka vendosur më 2 korrik rikthimin nga ana e policisë të shpërblimeve, çka për Sindikatën e Punonjësve të Rendit, kjo është shkelje e të drejtave të tyre.
Qeveria ka vendosur për të gjithë punonjësit e administratës që të rikthejnë shpërblimet e marra gjatë këtij viti, në kuadër të ridimensionimin e buxhetit të shtetit, ku janë parashikuar miliarda lekë shkurtime në administratë për të mbajtur kështu nën kontroll borxhin publik. Në këtë kontekst, Sindikata e Policisë kërkon nga gjykata shfuqizimin e këtij vendimi vetëm për pjesën që ka të bëjë me punonjësit e policisë së shtetit.
“Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 472, datë 2.72011, objekt i këtij gjykimi, punonjësve të Policisë së Shtetit u merret shpërthimi i dhënë nga fondi i veçantë për rezultate të mira në punë, u merren pagesat për ditët e pushimit të pa kryera për vitin 2010, u merren pagesat për orët e punës së kryer në kohë normale të punës”, thuhet në kërkesë-padi. /Start/
2011-07-18 09:01