Sindikata e Punëtorëve proteston edhe në Kosovë, Kurti tregon masat që ka marrë qeveria e tij
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar këtë 1 Maj. Përfaqësuesit e sektorit privat kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të drejtat tona”.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka treguar për masat që ka marrë qeveria e drejtuar prej tij, të cilat thotë se ndikojnë direkt jetën e punëtorëve.
“Gjatë këtyre dy viteve qeverisje kemi ndërmarrë masa që nxisin punësimin me theks të veçantë punësimin e grave dhe të rinjve. Me masën 1.3, rreth 5 mijë gra më shumë janë punësuar, ndërkaq përmes platformës ‘Superpuna’ kemi mbështetur punësimin e të rinjve, me ç’rast nga muaji shkurt janë realizuar 4501 marrëdhënie pune përmes kësaj platforme”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Më tej, ai ka treguar se vitin e kaluar janë bërë 6,316 inspektime nëpër biznese që synim kanë pasur monitorimin e respektimit të Ligjit të Punës dhe ligjeve të tjera në fuqi, teksa, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë vendosur 153 gjoba për mosrespektim të këtyre ligjeve.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
