Udheheqesit fetare ne SHBA bejne thirrje per qetesi pas djegies se Kuranit

Udheheqesit e te krishtereve dhe myslimaneve ne Amerike kane denuar djegien e nje kurani nga nje pastor ne Florida dhe dhunen vdekjeprurese qe nje akti i tille nxiti ne Pakistan dhe Afganistan. Ata gjithashtu kane bere thirrje per moderim ndersa pastori ka ne plan te shkallezoje veprimtarine e tij anti-myslimane.
Vjeshten e kaluar kur pastori nga Florida Teri Xhons kercenoi per te paren here se do ta digjte nje kopje te librit te shenjte te fese islame disa prifterinj te krishtere u takuan me te dhe i kerkuan te nderronte mendje. Xhef Tuniklif ishte njeri prej tyre. Ai eshte drejtor i Aleances Evangjelike Boterore me seli ne Nju Jork e cila e perfaqeson 600 milion te krishtere evangjelike ne mbare boten. Ja si kujton ai se cfare i ka thene pastorit Xhons ne ate kohe
Nese vazhdoni me veprimin tuaj dhe shperthen dhuna vriten pastore digjen kisha a do te vinit me mua e te takoheshit me te veja per tua shpjeguar se perse iu desh te vepronit ashtu
Kjo deklarate mendohet se ndihmoi per ta bindur pastorin Xhons qe te hiqte dore nga planet e tij vitin e kaluar. Por kur pastori Xhons njoftoi sivjet se megjithate do te vepronte zoti Tuniklif u perpoq ta ndalte serish por deshtoi. Pastori Xhons e dogji nje kopje te Kuranit me 20 mars. Dhe perkunder denimeve nga Presidenti amerikan Barak Obama dhe gjenerali Dejvid Petreas komandant i forcave te koalicionit ne Afganistan turmat e zemeruara kane zhvilluar protesta vdekjeprurese perfshire nje sulm ndaj nje kompleksi te Kombeve te Bashkuara me crast u vrane shtate punetore te organizates. Zoti Tuniklif thote kisha e vogel e pastorit Xhons nuk eshte madje as anetare e Aleances Evangjelike Boterore.
Mesazhi qe po perpiqemi te dergojme eshte se Teri Xhons drejton nje kongregacion te vogel dhe qe nuk perfaqeson besimet e zakonta te Kishes Evangjelike apo te te krishtereve ne pergjithesi.
Ndersa udheheqesit e krishtere denojne perdhosjen e shkrimeve te shenjta myslimane nje numer udheheqesish myslimane ne Amerike kane denuar reagimin e dhunshem. Dejzi Khan eshte drejtore ekzekutive e Shoqerise Amerikane per Perparimin e Myslimaneve. Ajo eshte edhe gruaja e Imam Abdul Rauf Feisalit propozimi i te cilit per ngritjen e nje xhamie prane vendngjarjes se sulmeve te 11 shtatorit ngjalli polemika vitin e kaluar. Zonja Khan thote se pastori Xhons nuk mund te akuzohet per kryerjen e nje krimi.
Djegia e Kuranit nuk eshte krim sepse Zoti nuk ka nevoje per mbrojtje. Kurani eshte fjala e Perendise. Kjo eshte si te thuash se kur pastori Teri ve Kuranin ne gjyq a e ka ftuar ai Perendine te zbrese ne toke e te mbroje veten
Zonja Khan thote se myslimanet kudo duhet te mbajne ne mend se besimi i tyre ka te beje me moderimin. Robert Xhons i Institutit Kerkimor Publik per Fene ne Uashington thote se shumica e amerikaneve jane te moderuar ne pikepamjet e tyre rreth islamit. Ne nje ankete te zhvilluar ne muajin shkurt nga instituti i tij 62 perqind e te intervistuarve thane se myslimanet amerikane jane pjese e rendesishme e komunitetit fetar te Shteteve te Bashkuara. Ai thote se amerikanet kane gjithashtu respekt te thelle per shkrimet e shenjta.
Pra ka respekt te thelle per fene ne publikun e gjere qe domethene se keto veprime nuk jane te pranueshme nga shumica e qytetareve.
Vizitoret ne kryeqytetin e vendit te ardhur nga mbare Shtetet e Bashkuara thone se veprimi i pastorit nga Florida ishte i pafalshem. Merilin Pol eshte nga Virxhinia.
Une nuk e kuptoj cila eshte aresyeja per te djegur nje nje liber te shenjte.
Xhejms Gibson nga Xhorxhia pajtohet por me disa verejtje shtese.
Me duket disi ironike qe ata te mund te bertasin vdekje te pafeve por nese ne bejme dicka jemi serish djalli.
Sa i perket pastorit nga Florida Teri Xhons faqja e tij elektronike thote se ai po planifikon nje proteste perpara nje xhamie ne Dierborn te Micigenit nder me te medhate ne Amerike. Ai po ashtu citohet te kete thene se deshiron ta sjelle para gjyqit profetin e islamit Muhamed.