E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinjale pozitive nga Kuvajti

Një delegacion i Partisë së Drejtësisë, i përbërë nga Kryetari Ferid Agani dhe Nënkryetari për Marrëdhënie me Jashtë, Amir Ahmeti, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Kuvajt.

Të mërkurën, në Parlamentin e Kuvajtit, delegacioni i Partisë së Drejtësisë u prit nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Merzuk El Ganim, nga Kryetari i Komisionit Ndërparlamentar mes Kuvajtit dhe Shqipërisë, Velid Tabtabai si dhe me një numër të madh të parlamentarëve tjerë kuvajtianë.

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, El Ganim, siç thuhet në një komunikatë të kësaj partie, i premtoi delegacionit të Partisë së Drejtësisë që në kohën më të shkurtër do të hapin debatin parlamentar për Kosovën dhe komisioni që ai udhëheq do t’ia dërgojnë shkresën Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kuvajtit për të njohur sa më parë pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›