Sipas strategjisë së bashkisë së Tiranës, rritja e taksave do të vazhdonte deri në vitin 2010

Kryebashkiaku Edi Rama, shembulli i abuzimit me rritjen e taksave lokale
Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, është shembulli më i mirë i abuzimit me rritjen nga viti në vit të taksave lokale, sikurse janë ato të gjelbërimit dhe taksa e pastrimit. Sipas një strategjie të hartuar e miratuar nga Edi Rama, mësohet se rritja e taksave lokale do të vazhdonte në bashkinë e Tiranës deri në vitin 2010. Shembulli më i mirë është taksa e gjelbër, e cila përveçse është një taksë e përkohshme, e vendosur nga Edi Rama për familjet por edhe për bizneset e Tiranës, pa u mbështetur në asnjë ligj të mundshëm, mësohet se që prej vitit të kaluar, dhe deri në vitin 2010, kjo taksë, sipas strategjisë së kryebashkiakut, parashikon të njohë vetëm rritje. Biznesi i vogël, pore dhe biznesi i madh dhe ai VIP, sipas strategjisë së Edi Ramës, do të jenë edhe më “të persekutuari”, nga kjo rritje progresive e parashikuar për taksën e gjelbër. Këtë vit, jo vetëm bizneset e vogla, por edh bizneset e mëdha dhe VIP, që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, sipas strategjisë së Edi Ramës, ishte parashikuar të paguanin dyfishin e taksës së gjelbër, që paguan në vitin 2008. Ndërsa vitin e ardhshëm 2010, niveli i kësaj takse, ishte parashikuar të në masën e trefishin të asaj që bizneset e vogla, të mëdha dhe VIP, kanë derdhur për arkën e bashkisë së Edi Ramës, në vitin 2008.
Rritje, sipas strategjisë së kryebashkiakut Rama, ishte parashikuar edhe për taksën e pastrimit. Sipas Vendimit Nr. 3 të datës 25. 02. 2008 të Këshillit të Bashkisë së Tiranës, mësohet se rritja e taksës së pastrimit, për bizneset e vogla, të mëdha dhe VIP, parashikon të pësojë një rritje nga 2000 – 20000 mijë lekë (të reja), për vitin 2009 krahasuar me vitin 2008. Në të njëjtat nivele, kjo taksë, ishte parashikuar se do të rritej edhe për vitin 2010, krahasuar me vitin 2009.
...