E Diel, 1 Nëntor 2026

Sirenat e luftës bien në të gjithë Ukrainën, Rusia nis sulme masive me dronë kamikazë

Sirenat e luftës bien në të gjithë Ukrainën, Rusia nis

Sirenat e sulmit ajror kanë rënë në të jgithë Ukrainën pasi Rusia ka nisur një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa.

Shpërthimet janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ky kruebashkiaku tha se pesë persona kishin mbetur të plagosur, duke e cilësuar këtë sulm si më të madhin me dron kamikaze deri tani.

Ndërkohë, një person mbeti i vrarë në rajonin jugor të Odesës. Ky sulm është i katërti në përgjatë tetë ditëve në Kiev dhe vjen vetëm 24 orë përpara se Rusia të festojë Ditën e Fitores.

Festa vjetore përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, një konflikt me të cilin Kremlini është përpjekur pa bazë të tërheqë paralele që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar.

Pas një qetësie në sulmet ruse ndaj objektivave civile në muajt e fundit, të cilat panë që Kievi të kalojë ditë pa sulm, Moska ka intensifikuar sulmet e saj ajrore gjatë javës së kaluar përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase.

Ushtria ukrainase tha se bastisjet e fundit ruse - të cilat zgjatën për më shumë se katër orë dhe u nisën pak pas mesnatës - panë dronët kamikaze Shahed të prodhuar nga Irani të grumbulloheshin në të gjithë vendin.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko tha se gati 60 dronë ishin lëshuar nga Rusia, duke e përshkruar atë si sulmin "më të madh" të tillë deri më tani.

Ai shtoi se të 36 dronët ishin shkatërruar mbi Kiev, por pesë persona ishin plagosur nga rënia e mbeturinave nga dronët e rrëzuar.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›