Rama, Berisha dhe Alibeaj mbyllin fushatën në 12 maj në të njëjtin qytet
Në datën 12 maj Tiranapritet të zhurmojë nga mitingjet e mëdha politike, pasi tre forcat kryesore, PS, PD dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” kanë vendosur të mbyllin fushatën pikërisht në kryeqytet.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj si dhe dy bashkëkryetarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta, pritet të organizojnë takime respektive në Tiranë, ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet vendore.
PS kërkon një mandat tjetër me kryebashkiakun Erion Veliaj, përballë të cilit garon Belind Këlliç, Roland Bejko, Arlind Qorri dhe Lajla Përnaska.
Fushata për zgjedhoret, këtë vit është udhëhequr nga krerët e politikës, Rama, Berisha, Alibeaj, duke u karakterizuar nga akuza të ndërsjellta edhe incidente sporadike.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
