Raporti i DASH revolton Ramën: Në Nju Jork pastrohen para me ndërtim! Ata nuk e duan amnistinë fiskale, se u ikin paratë e vijnë këtu
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria e ka mësuar pastrimin e parave të pista në ndërtim nga shtete si SHBA apo Britania e Madhe.
Rama u revoltua kur gazetari i përmendi Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që e cilëson Shqipërinë si vend ku pastrohen paratë kryesisht në ndërtim.
“Paratë pastrohen në ndërtim në Nju Jork. Paratë pastrohen në ndërtimet e Londrës dhe dihet botërisht! Dihet që porta e drogës në Europë është Roterdami”, tha Rama.
Kryeministri Rama dhe më herët është shprehur se raporti i DASH për Shqipërinë nuk e pasqyron realitetin siç është, pasi sipas tij, ndër vite përdor tekst të njëjtë.
“Prandaj na duhet amnistia fiskale, që të mos i fusin të gjithë në një thes”, tha më tej Rama gjatë debatit në emisionin të Paekspozuarit.
“Por një nga arsyet pse nuk e duan ata amnistinë fiskale është se nuk duan që paratë të ikin andej dhe të vijnë këtu”, tha Rama.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
