E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, më shumë se 150 të vrarë në një ditë

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila sqaron se pjesa dërrmuese e viktimave u shkaktuan në Treimsa, në qendër të Sirisë.
     
"Trupat qeveritare kanë bombarduar Treimsan duke përdorur tanke dhe helikopterë'', deklaroi presidenti i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane. Sipas këtij grupi numri i të vdekurve ishte më i lartë se 150, rreth 200 të vrarë, vetëm ditën e djeshme.
     
Sipas Abdel Rahmane, trupat e 30 banorëve janë identifikuar pas sulmit në Treimsa, në provincën Hama./Start/

                                                                                             2012-07-13 08:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›